Drejtuesit e Skënderbeut të shqetësuar, Mici shpreh besnikëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 11:27

Drejtuesit e Skënderbeut të shqetësuar, Mici shpreh besnikëri

Ditë mjaft të zymta në kampin korçar pas vendimit të KAS-it për mospjesëmarrje në Europë këtë sezon në pritje të gjykimit të plotë të dosjes mbi dënimin 10-vjeçar dhe 1 milion euro gjobë të dhëna nga UEFA. Deri në pritje të këtij gjykimi, bardhekuqtë janë sy e veshë nga lëvizjet e lojtarëve duke qenë se Skënderbeu rrezikon të kthehet tashmë në një supermarket të madh për Superioren.

gledi mici

Për këtë duket se drejtuesit janë më të shqetësuar. Takimet kokë më kokë kanë filluar dhe sigurisht që po mundohen të binden lojtarët për të qenë pjesë e kampionëve në vazhdim. I pari që duket se ka dhënë sinjale pozitive është Gledi Mici. Fieraku ka shprehur besnikëri ndaj klubit, duke u bërë me dije drejtuesve se në Superiore emri i vetëm është Skënderbeu. Tashmë mbeten të shihen nga afër edhe bisedimet e tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"