Drejtuesit e PSG-së vendosin për shkarkimin e Tuhel, drejtimin e skuadrës pritet të marrë ish-lojtari i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 15:45

Drejtuesit e PSG-së vendosin për shkarkimin e Tuhel, drejtimin e skuadrës pritet të marrë ish-lojtari i Interit

Tomas Tuhel i ka ditët e numëruara te PSG-ja, teksa shkarkimi i tij duket shumë afër. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit kanë mbetur të zhgënjyer nga trajneri në deklaratat e bëra së fundmi, ku shprehte pakënaqësitë për merkaton e bërë.

tomas tuhel

Pikërisht për këtë arsye është marrë vendimi për shkarkimin e tij, i cili pritët të vijë shumë shpejt. Drejtuesit gjithashtu kanë gjetur edhe zëvendësuesin e trajnerin gjerman, teka kanë nisur bisedimet me Tiago Motën.

Ky i fundit, si lojtar ka qenë pjesë e Interit, PSG-së, Atletikos së Madridit, Barcelonës dhe Xhenoas, ndërsa si trajner ka nisur karrierën te 19-vjeçarët e PSG-së, për të drejtuar më pas edhe Xhenoan.

tiago mota

Bisedimet mes klubit parisien dhe Motës kanë nisur dhe në orët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth kësaj lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"