Drejtuesit e Partizanit të pezmatuar, por i kënaq loja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 18:20

Drejtuesit e Partizanit të pezmatuar, por i kënaq loja

Kupa e Shqipërisë ishte konsideruar si një shans “i artë” për Partizanin për të shpëtuar këtë sezon, pas nisjes së keqe që i bënë kampionatit.

Partizani

Ky kompeticion është deklaruar si objektiv nga trajnerit Starova që ditën e parë kur mori drejtimin e ekipit. Eliminimi i së mërkurës nga Flamurtari i ka pezmatuar drejtuesit e Partizanit, pasi prisnin gjëra të tjera. Por, çdo e keqe ka edhe një të mirë brenda.

Në këtë rast drejtuesit po i ngroh loja e skuadrës, e cila po tregon rritje dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, sigurimi i një bilete për në Kupat e Europës shikohet i realizueshëm. Madje, drejtuesit  e kanë takuar ekipin pa takimit të Kupës dhe i kanë inkurajuar për pjesën e mbetur në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"