Drejtuesit e Partizanit nuk do shkojnë në Zvicër, ja si do zhvillohet gjyqi për Çinarin në KAS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 10:27

Drejtuesit e Partizanit nuk do shkojnë në Zvicër, ja si do zhvillohet gjyqi për Çinarin në KAS

Jemi në kushte pandemie botërore dhe së fundmi, çdo gjë ka ndryshuar. Edhe futbolli është prekur nga ndryshimet për shkak të pandemisë dhe jo vetëm brenda kuadratit të gjelbër. Ditën e martë, FIFA publikoi dokumentin me çështjet që janë për seanca dëgjimore, duke zbardhur dhe datat.

cinari

Por, ndryshe nga seancat e tjera në të shkuarën, tani çdo gjë do të zhvillohet “online”. Kështu do të ndodhë dhe me çështjen “Çinari”, seanca për të cilin do të zhvillohet me datë 15 dhjetor. Drejtuesit e Partizanit nuk do të nisen drejt Zvicrës, aty ku ndodhet selia e KAS, por me anë të lidhjes “online” do të dëgjojnë vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në lidhje me apelimin e tyre.

Edhe vetë Çinari ka apeluar dënimin që i është dhënë, duke ngritur padi ndaj klubit Istra. Sulmuesi shpreson që dënimi me 4 muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik t’i hiqet, si dhe gjoba prej 83 mijë eurosh, që do e paguante ai së bashku me klubin e Partizanit. Duhet theksuar se seanca e 15 dhjetorit, nuk është vendimtare, me dy palët që më së shumti do tëdëgjojnë vendimet e marra deri më tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"