Drejtuesit e Partizanit me dilema / Shifrat flasin për Mehmetin, ekipi njeh rritje që nga janari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2022 | 8:24

Drejtuesit e Partizanit me dilema / Shifrat flasin për Mehmetin, ekipi njeh rritje që nga janari

Ky sezon i Partizanit në tërësi mund të quhet një dështim, por nëse i sheh ecurinë që nga fillimi i sezonit e deri më tani, duhet të pranojmë se ka pasur një rritje graduale, megjithëse jo brenda pritshmërive të klubit, ekipit dhe tifozëve.

DRITAN MEHMETI

Në verën e shkuar ndodhi një revolucion i madh e i papritur dhe u larguan disa nga lojtarët më të rëndësishëm të “demave” në sezonet e fundit. Klubi punoi për t’i zëvendësuar, por nga ajo që kemi parë deri më tani, mund të themi se në një pjesë të madhe të afrimeve dështoi.

Ilir Daja, i cili ishte në krye të atij ekipi, u përball me detyrën e vështirë të drejtimit të një ekipi tërësisht të ri, me lojtarë që nuk e njihnin njëri-tjetrin. Gjithsesi, duhet të jemi koshientë se edhe vetë Daja priste më shumë nga lojtarët, një pjesë të të cilëve i kishte zgjedhur vetë.

Nëse u bëjmë një krahasim rezultateve të tij dhe asaj që Mehmeti po bën tani, dallohet qartë se ka një rritje graduale të skuadrës dhe një pjesë të meritës pa dyshim e ka edhe trajneri aktual.

Në 15 ndeshje nën drejtimin e Dajës gjatë këtij sezoni në Kategorinë Superiore, Partizani numëronte 18 pikë dhe renditej i pesti. Me ardhjen e Mehmetit, por edhe të lojtarëve si Skuka, Bitri apo Matondo, që kanë kontribuar mjaft, Partizani njohu njëfarë rritjeje.

partizani me ilir dajen

Në 15 ndeshjet e para të Mehmetit, “demat” kanë grumbulluar 25 pikë dhe i janë afruar apo i kanë parakaluar rivalët në renditje. “Demat” i kanë rikuperuar 8 pikë Vllaznisë dhe 7 të tilla Kukësit, duke përfituar edhe nga hapat falsë të tyre.

partizani me dritan mehmetin

Në fund të të gjitha këtyre bilanceve, mund të themi se Partizani ka njohur njëfarë rritjeje nën drejtimin e Mehmetit, por nuk dihet ende nëse kjo mjafEliminimi e trullos, Partizani harron golin Eliminimi nga Kupa i dha Partizanit një goditje trullosëse dhe pasojat po ndihen ende, kur janë luajtur dy ndeshje pas asaj humbjeje me penallti ndaj Vllaznisë.

Pas daljes nga Kupa, skuadra mori një barazim zhgënjyes pa gola me Skënderbeun dhe i njëjti rezultat u regjistrua edhe ndaj shkodranëve në ndeshjen e kampionatit, ku diskutohej vendi i katërt.

Në këto dy takime, “demat” nuk kanë shënuar asnjë gol, çka është një tregues i qartë se të paktën sulmi po përjeton ngërçin e radhës. ton për drejtuesit e klubit për t’i ofruar një kontratë për vitin e ardhshëm. Deri në fund, objektivi Europë do të jetë çelësi, që mund të hapë derën e zgjatjes së bashkëpunimit mes palëve.

Mehmeti e mbrojti veten duke thënë se as emrat e mëdhenj nuk e bënë diferencën te Partizani, por mbetet të shihet se sa gati do të jetë klubi për t’i besuar 42-vjeçarit.

“MBIDOZA” E PRESIONIT – Të shtunën Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Vllaznisë në një ndeshje shumë të rëndësishme për Europën. Java para ndeshjes ka qenë shumë e nxehtë për skuadrën, pasi drejtuesit po shohin që situata po vështirësohet dhe duhet arritur me patjetër objektivi.

Të ndier në një situatë “buzë greminës” drejtuesit e kuq fillimisht u vunë një pagë mujore gjobë skuadrës dhe stafit, por jo vetëm kaq. Në ditët para ndeshjes ekipit i është kërkuar fitorja në mënyrë mjaft insistuese. Në fund kjo “mbidozë” presioni rezultoi të shndërrohej në dëm për “demat”, sepse ndaj Vllaznisë ekipi nuk u shfaq siç pritej.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"