Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e sulmuesit, kërkojnë rikthimin e yllit te kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 18:17

Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin e sulmuesit, kërkojnë rikthimin e yllit te kuqezinjtë

Drejtuesit e Milanit kanë pasur një takim me agjentin Mino Raiola, për të folur për njërin nga klientët e këtij të fundit.

Ibra Milan

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, pikërisht në takimin e sotëm është folur për të rikthyer Ibrahimoviçin në “San Siro”.

Thuhet se kuqezinjtë dëshirojnë rikthimin e Ibrës në merkaton e janarit, dhe për këtë arsye kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit. Suedezi ka mbyllur kontratën me Los Anxheles Galaksi, dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

milan

Milani po kalon një periudhë të vështirë, dhe drejtuesit kuqezi mendojnë se me afrimin e Ibrahimoviçit, do të bënin një përforcim të madh për ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"