Drejtuesit dhe vetë lojtari e pranojnë, talenti i Ajaksit do transferohet drejt Bajernit të Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 9:10

Drejtuesit dhe vetë lojtari e pranojnë, talenti i Ajaksit do transferohet drejt Bajernit të Mynihut

Edhe pse çështja e Robert Levandovskit po e shqetëson shumë Bajernin, kampionët e Gjermanisë sërish vazhdojnë të mendojnë për merkaton në këtë verë.

gravenberch-ajax

Pas zyrtarizimit të Mazrauit nga ajaksi, gjermanët arrijnë akordin dhe me një tjetër talent të Ajaksit.

Bëhet fjalë për Rajan Gravenberk, i cili ka konfirmuar vetë se sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Bajernit.

Përpara sfidës me Poloninë, 20-vjeçari e pranoi hapur se sezonin tjetër do të jetë lojtari i Bajernit të Mynihut dhe zyrtarizimi pritet të jetë vetëm çështje orësh.

Këtë lajm e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Hasan Salihamixhiç, i cili ka thënë se mesfushori mund të quhet si lojtari më i ri i kampionëve të Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"