Drejtuesi i Barcelonës akuzon: Në garë për Haland? Para nesh blinin lojtarë pa ditur nëse mund t’i paguanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 21:26

Drejtuesi i Barcelonës akuzon: Në garë për Haland? Para nesh blinin lojtarë pa ditur nëse mund t’i paguanin

Kaosi financiar i Barcelonës është pasojë e abuzimeve të shumta ndër vite të ish-drejtuesve të klubit, të cilët kanë çuar skuadrën pranë kolapsit të plotë. Zëvendëspresidenti aktual, Rafa Juste, ka shpjeguar për “Mundo Deportivo” se masat e ndërmarra në këto momente janë për t’u siguruar që ekipi të mbijetojë dhe të fillojë të shlyejë borxhe të krijuara në mënyrë të papërgjegjshme ndaj nuk dinte nëse katalanasit do të hynin në garë për Haland apo jo.

BARCELONA

“Që nga ky moment e deri në vitin e ardhshëm do ët shohim se si do të jetë situata dhe çfarë do të kemi në dispozicion për blerjet. Si fillim duhet të vendosim themelet në një shtëpi që e kemi gjetur të shkatërruar, ndaj do të përqendrohemi fillimisht për ta përforcuar e pastaj për ta zgjeruar.

E them këtë pa humbur nga sytë faktin se duam të jemi më të mirët dhe Haland është një ndër më të mirët në botë. E kanë thënë edhe presidenti dhe administratori i deleguar që në mandatin e mëparshëm që ka qenë shkatërrimtar, kanë blerë lojtarë pa e ditur nëse mund t’i paguanin dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë shtuar borxhet, përtej rrogës së lartë që gjetëm”, tha Juste kur u pyet nëse klubi bëhej gati të hynte në merkato për Haland në verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"