Çobani akuzon para Vllaznisë: Besoj tek arbitrat, u trembem metodave të pista të rivalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 17:01

Çobani akuzon para Vllaznisë: Besoj tek arbitrat, u trembem metodave të pista të rivalit

Lushnjarët vijojnë të përgatiten me impenjim të madh për ndeshjen e nesërme me Vllazninë. Nisur nga moti i keq, skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja ka hasur vështirësi gjatë kë- tyre përgatitjeve, ndërsa dje, skuadra ka lënë Lushnjën dhe është stërvitur në fushën e futbollit të njësisë administrative Tërbuf.

Cobani

Fitorja në shtëpi prej katër javësh, që pas suksesit me Teutën në “Roza Haxhiu”, ndërsa në 4 duelet e fazës së dytë, morën vetëm një pikë me Luftëtarin. Qendërmbrojtësi Franci Bufasi, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet: “Skuadra është e motivuar dhe shumë e përqendruar te ndeshja e nesërme.

Alternativa e vetme është fitorja dhe për këtë të gjithë djemtë do të japin maksimumin. E mbyllëm fazën e dytë me dy barazime, por të tretën do ta nisim me këmbën e mbarë, me fitore.

lushnjaa

Është një ndeshje e vështirë dhe një kundërshtar i fortë, por besojmë se do ta kalojmë me sukses”, u shpreh gjiganti prej 202 centimetrash. Në formacionin lushnjar pritet të rikthehet Mone pas një dëmtimi. Do të mungojë Canka, i skualifikuar, ndërsa sulmi pritet të plotë- sohet me Përgjinin.

AKUZA E KLUBIT – Lushnja është ankuar në mënyrë sistematike, në lidhje me gjykimet që u janë bërë atyre. Përpara ndeshjes delikate me Vllazninë, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, koordinatori i klubit, Artur Çobani, ka bërë një apel, por ndoshta edhe një akuzë direkte: “Lidhur me gjykimin nuk i trembemi, pasi nuk besoj se gjyqtarët do të porositen që të jenë kundër Lushnjës. Këto janë pallavra nga ndonjë gojë e ligë.

lushnjaa

Skuadra nuk i dëgjon dhe nuk duhet t’i dëgjojë këto. E njëjta gjë vlen edhe për opinionin sportiv. E vetmja gjë që duhet bërë kujdes nga të gjithë dhe, kur them të gjithë, përfshij këdo që e do Lushnjën, është tentativa e kundërshtarit për të depërtuar nëpërmjet elementëve dashakeqës, me metoda të pista.

Lushnja duhet të vazhdojë garën me vendosmëri dhe luftë të ndershme për të fituar çdo takim. Kjo është e vetmja rrugë që duhet shkelur. Rrugët e tjera do të jenë fatale, për këdo që do të tentojë t’i shkelë.”

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"