Postuar: Tetor 29, 2019 | 18:54
Drejtori turk i Vllaznisë i habit të gjithë, ulet në stolin e rivalëve të… Shqipërisë
Drejtori i Vllaznisë, Engin Firat, është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Kombëtares së Moldavisë.
Turku ka dalë para mediave, duke folur me detyrën e re, tashmë si trajner i Moldavisë. Ndërkohë, ai ka firmosur edhe një kontratë, me kombëtaren që gjendet në grupin H eliminator të Europianit 2020, grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Në kontratën që ka lidhur me presidentin e Federatës Moldave të Futbollit, Firat do të drejtojë ekipin në dy ndeshjet e nëntorit, përballë Francës dhe Islandës. Më pas, ata do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve, për të vendosur nëse do të zgjasin kontratën apo jo.
Kujtojmë që ndeshja e fundit e Moldavisë, ishte ajo e 14 tetorit, ku Shqipëria e mundi thellë me shifrat 0-4, e trajner ishte ukrainasi Semen Altman, e për të cilin ishte ndeshja e fundit, pikërisht ajo ndaj kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
