Drejtori sportiv i Mariborit “snobon” Partizanin: Me ta përgatitemi për kundërshtarë më të fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 20:57

Drejtori sportiv i Mariborit “snobon” Partizanin: Me ta përgatitemi për kundërshtarë më të fortë

Drejtori sportiv i Mariborit, Zlatko Zahoviç, ka komentuar shortin e sllovenëve në Europa League, ku goglat i vunë përballë Partizanin.

zlatko zahovic

“Maribori nuk ka dyshime që niset favorit në këtë takim, por në futboll nuk ka nënvlerësime. Nëse jemi duke u përgatitur për kundërshtarë më të mëdhenj në këtë kompeticion, të njëjtën paraqitje duhet të tregojmë edhe ndaj Partizanit. Shkojmë me shumë respekt dhe vetëbesim në këtë ndeshje” – deklaroi Zahoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"