Drejtori sportiv i Juventusit: Napoli është lepuri, ne do jemi gjahtarët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 15:26

Drejtori sportiv i Juventusit: Napoli është lepuri, ne do jemi gjahtarët…

Bepe Marota, drejtori sportiv i Juventusit, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport” gjatë prezantimit të bilancit të Federatës Italiane të Futbollit në Torino, teksa ka komentuar momentin e skuadrës që, prej më shumë se një viti, nuk gjendej në vendin e dytë të klasifikimit:

Marota

“Nervozë? Absolutisht jo, ndonjëherë kalendari kushtëzon disa situata. Tashmë kemi një lepur përpara nesh, do jemi ne gjahtarët”.

VAR-i – Marota është ndalur të flasë edhe në lidhje me VAR-in: “Qëndrimi i Juventusit është që mbështetja teknologjike për arbitrat është e nevojshme.

Pra, më mirë kështu, nuk jemi plotë- sisht të bindur, por e pranojmë. Duhet megjithatë më shumë ballafaqim për rastet e monitoruara. Goli i Manxukiç kundër Atalantës duhej anuluar, u veprua në mënyrë të drejtë. Por nuk e kuptoj se përse nuk u mor në konsideratë konsultimi në rastin e penalltisë kundër Higuainit në minutën e 94′”.

BESIM TEK ALEGRI – Drejtuesi sportiv bardhezi, lidhur me çështjen e trajnerit, nuk e merr as mundimin të shohë përtej Masimiliano Alegrit: “Simone Inzagi? Momentalisht jo, i admiroj cilësitë e tij dhe po kryen një punë të shkëlqyer te Lacio. Por, jemi të kënaqur nga Alegri sepse ka sjellë rezultate: është kompetent dhe i përgatitur”.

ÇËSHTJA “ANJELI” – “Situata me Anjelin? Siç e dini, klubi ka apeluar. Pra, me këtë nënkuptojmë se e shohim si të padrejtë gjykimin”, ka komentuar Marota. “Çështja penale ka dalë në përfundim se Juventusi nuk ka asnjë lidhje, raportet me mafien janë absolutisht larg nesh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"