Drejtori sportiv i Dortmundit shuan zërat e merkatos: Haland nuk preket, sa mirë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 17:51

Drejtori sportiv i Dortmundit shuan zërat e merkatos: Haland nuk preket, sa mirë që…

Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Mikael Cork, u prononcua për herë të parë në lidhje me një largim të Erling Halandit nga Borusia.

HALAND 1

Javën që kaloi, norvegjezi mendohej të ishte në listën e Parisit për të zëvendësuar Mbapenë i cili mund të largohet në drejtim të Madridit.

“Në merkato ndodh shpesh që të flitet për gjithçka. Do të durojmë edhe këto dy ditë dhe më pas do të qëndrojmë të qetë dhe të fokusuar te sezoni.

Qëndrimi i klubit mbi Halandin nuk ka ndryshuar, ai është i lumtur këtu në Dortmund dhe si rrjedhojë do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij”, tha Cork duke qetësuar tifozët verdhezinj të cilët ishin në ankth për të ardhmen e sulmuesit norvegjez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"