Drejtori sportiv hedh dritë mbi transferimin e Sadikut: Nuk e dinte që ndiqej nga Levante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 15:56

Drejtori sportiv hedh dritë mbi transferimin e Sadikut: Nuk e dinte që ndiqej nga Levante

Drejtori sportive i Levantes, Vinsente Blanko, ka hedhur dritë mbi transferimin e futbollistit shqiptar Armando Sadiku. Ai tregon se bomberi i Kombëtares nuk ia kishte idenë që ishte nën vëzhgimin e Levantes.

sadikuu

“Dua të sqaroj atë që ai ka thënë. Ai nuk e dinte që Levante po e ndiqte. E dinin menaxheri i tij dhe klubi i Legias. Ai ishte një prej lojtarëve që gjendeshin në një listë që  kishim përpiluar dhe e njihnim prej shumë kohësh. Unë ndjek prej kohësh kampionatin polak dhe e njihja.

E vërteta është që gjendej në grumbullim në Biendorm dhe e ndoqëm në ndeshjet miqësore, për të parë se si ishte në janar, ku zhvilloi tre javë fazë përgatitore për të qenë gati për fillimin e kampionatit polak.

sadiku45

Por ishte një lojtar për të cilin informoheshim prej kohësh, më saktësisht unë. Prej 6 vitesh vizitoj Poloninë dhe njoh thuajse të gjithë klubet e kategorisë së parë dhe të dytë atje. Të jemi të sinqertë, nga lista që kishim erdhi momenti që duhej të bënim një lëvizje, por ai ishte një nga emrat që kishim piketuar” u shpreh drejtori sportive I Levantes Vinsente Blanko.

SADIKU2

Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e prezantimit Armando Sadiku deklaroi: “Me kontaktuan në mëngjes dhe brenda pasdites ishte gjithçka e mbyllur, hodha firmën në kontratë”. Ky transferim ngriti shumë pikëpyetja në Spanjë dhe ishte i nevojshëm sqarimi i drejtorit sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"