Drejtori Maldini premton një mbrojtës: Po studiojmë disa profile…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 17:14

Drejtori Maldini premton një mbrojtës: Po studiojmë disa profile…

Pak minuta para sfidës së djeshme me Bolonjën, Paolo Maldini ka komentuar për mediat disa nga çështjet më pikante të Milanit lidhur me merkaton, por edhe me objektivat sezonalë. Në fjalën e tij, drejtori i “Djallit” ka komentuar edhe rritjen e tij në një rol të cilin nisi ta bënte vetëm dy sezone më parë kur Leonardo e kërkoi si krah të djathtë te kuqezinjtë.

MALDINI

Cilët janë objektivat sezonalë të Milanit?

Ashtu si në jetën e përditshme, synimi madhor është përmirësimi. Si për ekipin, ashtu edhe për mua si drejtues. Prej shumë vitesh objektivi ka qenë rikthimi në Champions, por u bënë shtatë vjet që Milani nuk kualifikohet. Sezonin e kaluar u krijua diçka pozitive dhe mendoj se kemi dhënë sinjale vazhdimësie me konfirmimet e drejtuesve dhe të trajnerit Pioli.

Frytet e punës sonë nuk i kemi marrë të gjitha dhe pronarët nuk na kanë vënë si objektiv kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Na është thënë që të tentojmë e ne nuk mund të kemi kufij në këtë aspekt.

Ju duken koherente zgjedhjet që keni bërë në merkato?

Kishim disa prioritete dhe mendoj se i kemi realizuar. Kemi një ide se si duhet të ndërtojmë skuadrën konform rregullave që na kanë vendosur pronarët. Merkatoja nuk lidhet vetëm me blerjen e më të mirëve, ndaj duhet të kemi kujdes me bilancin dhe nevojat financiare të klubit.

A do të afroni ndonjë mbrojtës?

Fillimisht po mendojmë për të kapërcyer dy turet që na kanë mbetur në Ligën e Europës. Nëse ia dalim që të shkojmë në fazën e grupeve, atëherë do të kemi përpara një sezon të ngarkuar. Sigurisht, mes përparësive, është edhe një mbrojtës pasi në organikë janë pesë, por njëri është i dëmtuar (Muzakio) ndërsa tjetri sapo ka lënë pas krahëve një dëmtim që e mbajti larg fushave për shtatë muaj.

Po në mesfushë?

Jo më kot morëm Tonalin dhe në atë repart jemi disi më të qetë.

Çfarë mund të na thoni për emrat e mbrojtësve që qarkullojnë atëherë?

Sinqerisht që as Milenkoviç e as Ajer nuk janë mes atyre të cilëve u kemi vënë syrin. Janë pjesë e listës, por ashtu siç janë edhe të tjerë që nuk janë përfolur në këto ditë merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"