Drejtori italian i Partizanit i bën “skaner” ekipit: Hoxha e Bardhi për Serinë A, talenti i momentit është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2018 | 9:57

Drejtori italian i Partizanit i bën “skaner” ekipit: Hoxha e Bardhi për Serinë A, talenti i momentit është…

Drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti, në intervistën e dhënë për “tuttomercatoweb” në Itali, ka nxjerrë shumë sekrete të “demave”, për sa i përket interesimit të klubeve të huaja për “xhevahiret” e kuq.

Preiti

Në këtë intervistë, ai e konsideron pozitive eksperiencën e tij te Partizani, por e pohon se në përfundim të sezonit dëshiron të kthehet sërish në Itali.

Preiti flet me superlativa për futbollin shqiptar dhe disa nga lojtarët e Partizanit. Sipas tij, Esat Mala është lojtari i momentit te Partizani dhe pohon se për Jurgen Bardhin ka interes nga Seria A, ndërsa Lorenc Trashi kërkohet në Turqi dhe Kroaci. Drejtori i të kuqve pohon se portieri Alban Hoxha është i denjë për Seria A, ndërsa Gojkoviçin e shikon në Serinë B

esat mala

Cilët janë talentet e Partizanit që tërheqin vëmendjen e të tjerëve?

Kemi shumë, por ndoshta ai i momentit është Esat Mala. Në muajt e fundit është rritur shumë dhe është i pazëvendë- sueshëm në mesfushën tonë. Mund të luajë në mesfushën me 2 ose me 3. Ka shumë kualitet dhe sasi në lojë. Prej pak kohësh është pjesë e Kosovës U-21.

Është për Serinë A?

Për Serinë A është sigurisht Alban Hoxha. Është portieri i tretë i Kombëtares së Shqipërisë dhe në mendimin tim nuk ka asgjë më pak se Berisha dhe Strakosha. Nëse i jepet një mundësi, mund të bëjë shumë mirë, ashtu si Lorenc Trashi. Një lojtar krahu ideal për futbollin italian. Ka forcë, shpejtësi dhe goditje. E duan në Turqi dhe Kroaci.

Po Bardhi? Edhe ai është një nga më të përfolurit?

Bardhi është i talentuar. Është një sulmues i dytë me fizik dhe kualitet, pavarësisht se ka lindur në vitin 1997. E shoh gati për një ekip në Serinë A. Madje, ka pasur interes konkret për të dhe e kanë kërkuar. Gojkoviç gjithashtu është lojtar i fortë. Ai mund të bëjë mirë në Serinë B. Po bën një kampionat të mirë dhe uroj të arrijë sa më lart.

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"