Drejtori i Tiranës i trembet Pogradecit: Shorti nuk është i favorshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 11:47

Drejtori i Tiranës i trembet Pogradecit: Shorti nuk është i favorshëm

Drejtori i Tiranës, Gerti Dajçi, në një prononcim të dhënë për mediat pas hedhjes së shortit të Kategorisë së Parë, e cilësoi atë si jo të favorshëm për bardheblutë.

gerti dajci

Ndjesia për Tiranën në Kategorinë e Parë

“Ndjesia nuk është aspak e mirë, pasi Tirana është një klub i madh.”

Shorti

“Shorti deri diku nuk është i favorshëm sepse ne pretendojmë të jemi sa më shpejt në Superiore. Do t’i luajmë të gjitha ndeshjet vetëm për fitore që t’i grumbullojmë sa më shpejt të jetë e mundur pikët për t’u ngjitur. Në Grupin B janë disa ekipe shumë të mira si Pogradeci ose ndonjë ekip tjetër.”

A është Tirana gati për kampionatin?

“Tirana është gati. Kemi filluar me fazën e grumbullimit dhe jemi gati për të fituar kampionatin.”

Merkato

“Janë disa diskutime shumë serioze me ekipe të ndryshme dhe pasi të kemi marrë disa oferta serioze mund të largohen disa lojtarë. Gjithashtu mund të marrim lojtarë të mirë. Nuk besoj që lëvizjet dëmtojnë grupin pasi Ze Maria ka krijuar një grup shumë të mirë të përshtatur me njëri-tjetrin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"