Drejtori i Luftëtarit: Lojtarët grekë vështirë t’i bindje të luanin në Shqipëri, tani e kërkojnë vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 20:25

Drejtori i Luftëtarit: Lojtarët grekë vështirë t’i bindje të luanin në Shqipëri, tani e kërkojnë vetë

Drejtori sportiv i Luftëtarit, Vangjel Çavo, tregon për mediat greke se në fillim ka qenë e vështirë që lojtarët të binden për të luajtur në kampionatin shqiptar, ndërsa sapo e njohin këtë realitet kuptojnë që është përmirësuar shumë dhe duan të vijnë.

vangjel cavo vasil shkurtaj

“Besoj se për ata që nuk e njohin nivelin e kampionatit shqiptar, është e vështirë t’i bindësh të vijnë. Ata duhet të vijnë në fillim këtu dhe më pas të kuptojnë se si niveli është rritur shumë. Ata duhet të vijnë vetëm një ndeshje dhe të kuptojnë nivelin e futbollit, i cili është rritur shumë, ashtu siç është rritur dhe mënyra e organizimit të kampionatit. Por, lojtarët grekë vijnë më shpejt në Gjirokastër sepse është një qytet afër me kufirin. Unë njoh gjithashtu lojtarë dhe menaxherë në Greqi. Tani që ekipi po shkon në Europë, të joshësh lojtarët që të vijnë në Gjirokastër është më e lehtë. Madje kërkojnë vetë”, thotë Çavo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"