Drejtori i klubit austriak ofertë Salihit, ja vendimi i shkodranit për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 17:42

Drejtori i klubit austriak ofertë Salihit, ja vendimi i shkodranit për të ardhmen

Drejtori i SV Ried në Austri, Franky Shimer, ka zbardhur vetë tratativat që ka bërë në përpjekje për të afruar në skuadër Hamdi Salihin nga Uiner Nojshtad, por në fund gjithçka ka rezultuar pa sukses.

salihii

“Provuam shumë që ta transferonim tek Ried. Patëm bisedime intensive me Salihin, por në fund, ai anuloi gjithçka për arsye familjare. Ne mund t’i siguronim atij edhe anën financiare.” – tregon drejtori Shimer.

Shkodrani shënoi 22 gola në 33 ndeshje në sezonin e fundit për Nojshtadin, dhe shihej si zëvendësues për Seifedin Çabi tek Riedi. Kujtojmë që ai ka qenë më parë pjesë e atij klubi, ku për dy vite, luajti 82 ndeshje dhe shënoi 34 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"