Drejtori i Juves qetëson interistët: Nuk kemi interes për Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:00

Drejtori i Juves qetëson interistët: Nuk kemi interes për Ikardin

Xhuzepe Marota, drejtori i Juventusit, ka folur për mediat italiane për çështjen e nxehtë të merkatos, që ka trazuar ambientin në gadishullin apenin.

marota

Higuain – “Lojtarët nuk janë të transferueshëm, përderisa nuk kërkojnë të shiten. Edhe në rastin e Pipitës, ai nuk ka asnjë kërkesë për të lëvizur, dhe ne nuk kemi ndonjë ofertë.”

Emre Xhan – “Jemi optimisti për këtë lëvizje. Kontaktet me Liverpulin i kemi filluar, dhe jemi në një pikë të mirë. Shpresojmë që brenda pak ditëve të mbyllim gjithçka mbi këtë operacion.”

Ikardi – “Flasim për nëj lojtar të shkëlqyer në radhët e Interit. Shumë media e kanë afruar atë tek Juvja, por kjo është e gjitha pjesë e fantazisë në futboll.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"