Drejtori i Juves: Morata vuan nga virusi në stomak, ju tregoj çfarë kemi vendosur për Dibalën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 8:53

Drejtori i Juves: Morata vuan nga virusi në stomak, ju tregoj çfarë kemi vendosur për Dibalën

Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit, ka dashur të sqarojë disa çështje të nxehta aktuale në skuadër, duke nisur nga rinovimi i Paulo Dibalës që po vonon.

paratici

“E rëndësishme është që Paulo të dalë nga kjo vorbull që po e mban larg fushave, të cilën shpresojmë ta kalojë shpejt, pasi kemi nevojë për të. Ndërsa për rinovimin po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim në javët apo muajt e ardhshëm.

Morata në rënie? Alvaro po vuan nga një virus në stomak, që nuk po i lejon të jetë në maksimum, por ai është një lojtar i nivelit botëror dhe nuk jemi të shqetësuar.

Kieza fenomanel? Për Federikon e dinim se ishte një lojtar i denjë për Juven, por do shikoni që mund të japë edhe më shumë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"