Drejtori i Juventusit “rigjen” milionat e merkatos, Bernardeski & CO justifikojnë investimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 21:16

Drejtori i Juventusit “rigjen” milionat e merkatos, Bernardeski & CO justifikojnë investimin

Ndoshta sot Bepe Martoa është pak i trishtë për valën e dëmtimeve që kanë goditur Juventusin në një moment delikat të sezonit, por ndaj Torinos u vërtetua edhe një herë se bardhezinjtë në merkato janë treguar shumë të aftë, sidomos për të rivlerësuar lojtarët, për të cilët ishte investuar shumë dhe përfituar pak në nivel sportiv.

Benatia ka qenë ndër më të kritikuarit, por me kalimin e ndeshjeve ka rigjetur besimin duke konfirmuar të gjitha vlerat e tij si mbrojtës. Të dielën ndaj Torinos, marokeni nuk luajti dhe ndoshta milionat e shpenzuara për të nuk shërbyen, por në të njëjtën kohë, ata për të cilët u investua verën e kaluar e shpërblyen më së miri investimin.

Marota

TË FUNDIT – Prurjet e fundit në rend kohor treguan se vendimi për t’u besuar ishte më se i drejtë. Duglas Kosta po integrohet në skemat e bardhezinjve, me Alegrin që i injekton doza minutazhi dhe besimi edhe në takime delikate (Totenhem dhe Torino). Një tjetër i gjallëruar nga dora e trajnerit është Federiko Bernardeski. Pas një nisje sezoni me ulje ngritje, sulmuesi i ardhur nga Fiorentina shpërtheu pikërisht në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij. Në derbi, 24-vjeçari u sakrifikua, pasi nuk ishte në gjendjen më të mirë dhe, pikërisht falë një finese të tij, Juventusi gjeti golin e fitores me Aleks Sandron.

Dëmtimi për të erdhi në momentin e tij më të mirë, por sezoni është i gjatë dhe ai duhet ende të justifikojë thuajse 50 milionët që “Zonja” shpenzoi për të. Nuhatja e Marotës nuk gaboi as kur vendosi të plotësonte dëshirën e Alegrit për të afruar në Torino Matia De Shiljon. Mbrojtësi i ardhur nga Milani po vërtetohet një investim me pamje nga ardhmja, sidomos në krahun e djathë ku Lishtajner nuk është më ai i kohëve të arta. Tre baste të fituara me meritë për drejtorin bardhezi, i cili përsërit jashtë fushe atë që bardhezinjtë bëjnë mbi tapetin e blertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"