Drejtori i FSHF: Dënimi i Skënderbeut, eksperimental. Vendimi mund të ndryshojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 23:11

Drejtori i FSHF: Dënimi i Skënderbeut, eksperimental. Vendimi mund të ndryshojë

Drejtori ligjor i FSHF-së, Aldi Topçiu, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, komenton dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga UEFA. Ai shprehet se në CAS, një vendim i tillë ka mundësi juridike që edhe të kthehet.

topciu fshf

“UEFA mori një dënim shumë të rëndë, por edhe eksperimental për Skënderbeun. Edhe vetë trupat e UEFAs janë në një terren të panjohur në kuptimin e rëndesës së vendimit. Duhet parë vlera e raporteve të sistemit BFDS. Duhet të testohet në CAS, për të parë se çfarë pasojash mund të ketë për Shqipërinë por edhe për gjithë Europën. Gjykimi në CAS është një gjykim nga e para. Ato që janë gjykuar në shkallët më para disiplinore, nuk kanë shumë rëndësi. CAS fillon nga e para. Juridikisht, çdo vendim mund të ndryshojë, mund të lihet në fuqi. Të gjitha opsionet janë të mundshme” – deklaroi Topçiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"