Drejtori i Flamurtarit: Ishte një vendim unanim, nesër besoj se moti është me diell

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 17:38

Drejtori i Flamurtarit: Ishte një vendim unanim, nesër besoj se moti është me diell

Ardi Ciruna, drejtori sportiv i Flamurtarit, në një intervistë për Gol pas Goli, deklaroi se me vendim unanim, të dyja skuadrat vendosën që ndeshja të shtyhet, dhe të luhet nesër në orën 14:00.

ardi ciruna

“Sfida u la që të nisë nesër në orën 14:00. Ishim bashkë me zyrtarët, arbitrat e ndeshjes, duke parë motin dhe kushtet e vështira atmosferike, vendosëm për nesër në orën 14:00. Besoj që nesër në këtë orë, do të jetë kohë e mirë me diell.”

“Ishte një vendim unanim, pasi edhe Laçi edhe ne ishim në një mendje. Nuk mund të luajmë në një terren të tillë. Nesër besoj se do të zhvillohet në kushte normale ndeshja.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"