Drejtori i Bajernit takoi menaxherin e yllit të Sitit, Reali dhe Barcelona u kanë dërguar oferta “Qytetarëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 23:38

Drejtori i Bajernit takoi menaxherin e yllit të Sitit, Reali dhe Barcelona u kanë dërguar oferta “Qytetarëve”

Bajerni Mynihu do të ketë konkurencë të fortë në verë për të blerë mesfushorin e krahut Lëroi Sane.

Leroy-Sane-Kevin-de-Bruyne

Media gjermane “BILD” raporton se garës për të marrë futbollistin e Mançester Sitit i është bashkuar dhe Real Madridi bashkë me Barcelonën. Po sipas kësaj mediaje, theksohet se të dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe botëror i kanë dërguar secili ofertat drejtuesve të qytetarëve.

Barcelona-vs-Real-Madrid-LIVE-El-Clasico-score-news-line-ups-and-latest-updates-1218799

Ditën e djeshme, drejtori sportiv i Bajern Mynihut Hasan Salihamixhiç u takua me agjensinë që menaxhon karrierën e Sanesë. Gjermanët kanë këmbëngulur shumë gjatë 2 viteve të fundit për të blerë futbollistin e “Qytetarëve”, por Siti ka bllokuar çdo lëvizje të Sanesë.

hasan salihamixhic

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"