Drejtor te Partizani? Ja çfarë thotë vëllai i kryeministrit Rama

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 14:22

Drejtor te Partizani? Ja çfarë thotë vëllai i kryeministrit Rama

Ditën e djeshme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit nisi kursi për Drejtor Sportiv ku mes personave të pranishëm ishte edhe vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama, për të cilin qarkullojnë zëra se mund të marrë rolin e drejtorit te Partizanit. Në një prononcim për “Top Channel”, ai nuk e mohoi këtë gjë duke deklaruar se ka qenë gjithnjë i apasionuar pas futbollit.

Olsi Rama

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj diçka më shumë. E kam thënë gjithmonë që jam sportdashës. Partizani  vitet e fundit ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”.

A ndikon fakti që është vëllai i kryeministrit të vendit… “Nuk ka lidhje aspak .Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, shprehet Olsi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"