Drejtor, të papunë dhe sërish për titull, ja ku janë kampionët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 23:08


Drejtor, të papunë dhe sërish për titull, ja ku janë kampionët e Tiranës

Tirana kremtoi 100 vjetorin e themelimit me titullin e 25-të kampion, të njohur zyrtarisht, rekord në futbollin shqiptar. Po një vit më pas, ku gjenden sot ata që ishin pjesë e organikës? “Panorama Sport” bën një vëzhgim se ku janë sot një pjesë e atyre që kontribuuan për sezonin fantastik 2019-2020.

TIRANA ME TITULLIN

Në mbrojtje të titullit, më pranë tij, duket se është Ismael Dunga me Vllazninë që tashmë kryeson. Pjesë e të cilës është edhe Imami, por mbrojtësi iku nga Tirana në janar, pa e marrë medaljen e titullit.

Njësoj si edhe Asion Daja. Postin më të lartë aktualisht e ka Tefik Osmani. Ish-mbrojtësi, tashmë është pjesë e bardhebluve në strukturën drejtuese. Trajneri Emanuel Egbo, mund të konsiderohet një opinionit më shumë në listën e trajnerëve që janë aktualisht pa një skuadër, por pjesë e paneleve sportive në studiot televizive.

Gjithashtu, pa skuadër është edhe ish-ndihmësi i tij, Erion Xhafa. Ish-drejtori Arbi Laçi, sot është pjesë e stafit në Ligën Profesioniste të Futbollit, si drejtues në Sektorin e Garave. Kryegolashënuesi i kampionëve, Majkëll Ngo dhe mesfushori Lansinet Sidibe kanë vijuar një rrugëtim të njëjtë, duke u transferuar në Qipro.

Ish-kapiteni, Erando Karabeci, është transferuar te Teuta. Po në mbrojtje të ngjyrave bardheblu, i pandarë me to është Gent Muça i cili këtë vit është pjesë e kryeqytetasve të Prishtinës.

Portieri Pano Qirko ka mbetur në Superiore si pjesë e Bylisit, ndërsa Edvan Bakaj është një nga pikat e forta të Dinamos, pretendente kryesore për rikthimin në elitë. Edon Hasani është në fazë rikuperimi nga një dëmtim i rëndë, aktualisht pa ekip.

Kampionet e Tiranes

Uinful Kobina një nga lojtarët e spikatur u transferua në Egjipt, ndërsa Mario Morina është aktualisht pa një ekip në futbollin elitar. Albi Doka, me medaljen e kampionit në qafë, iu bashkua HNK Goricas në Kroaci, në të cilën ka vijuar paraqitjet e shkëlqyera duke fituar edhe një vend në Kombëtare.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/