Drejtoi makinën në gjendje të dehur, futbollisti i klubit anglez gjobitet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 13:13

Drejtoi makinën në gjendje të dehur, futbollisti i klubit anglez gjobitet me…

Mesfushori i Njukastëll, Xhoelinton është gjobitur me më pak se një javë pagë, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Tielemans-Leicester-Newcastle-Joelinton

26-vjeçari u ndalua nga policia dhe nga testi i bërë rezultoti se ai kishte 43 mg alkool për 100 ml frymëmarrje, kur kufiri ligjor është 35 mg.

Gjykatësi i distriktit, Paul Currer e gjobiti atë me 29 000 sterlina (35 950 dollarë) dhe e ndaloi të drejtonte makinën për 12 muaj, të cilat do të reduktohen në nëntë muaj nëse ai përfundon një kurs rehabilitimi.

Gjykatësi llogariti gjobën bazuar në dokumentet që tregojnë se paga e tij javore ishte 43 000 sterlina. Futbollisti gjithashtu duhet të paguajë një kosto shtesë prej 2 000 sterlinash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"