Drejtoi Luftëtarin dhe Kukësin në Superiore, trajneri i njohur zgjidhet më i miri i vitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2020 | 23:44

Drejtoi Luftëtarin dhe Kukësin në Superiore, trajneri i njohur zgjidhet më i miri i vitit

Mladen Milinkoviç, ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, në Kategorinë Superiore, është zgjedhur tekniku më i mirë i vitit 2020 në Malin e Zi.

Milinkovic

52-vjeçari udhëhoqi skuadrën e Buduçnostit drejt titullit kampion, teksa mori drejtimin e këtij ekipi në nëntorin e vitit 2019. Kjo arritje me skuadrën malazeze, bëri që serbi të zgjidhej nga kolegët e tij si tekniku më i mirë i vitit, i shkëputur nga pjesa tjetër e kandidatëve Nedoviç dhe Roganoviç.

Milinkoviç mori 38 vota nga kolegët dhe lojtarët e ekipeve kundërshtare. Pas marrjes së çmimit, serbi u shpreh:

Milinkoviç

“Është nder i madh të marr këtë çmim, sidomos kur dihet që është nga kolegët dhe futbollistët. Nuk do të ishte e pamerituar nëse e merrte dikush tjetër, por ekipi i Buducnost ishte aq superior këtë vit, sa ishte logjike ta fitoja unë.

Çmimi është individual, por futbolli është një sport kolektiv dhe lojtarët meritojnë më shumë për të gjithë këtë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga stafi profesional, por edhe të gjithë punonjësit në klub, si dhe grupin e menaxhimin. Me ta në klub, gjithçka është në nivelin e lartë dhe Buducnost po i hap rrugën për të qenë pjesëmarrës në ndonjë garë të Europiane në të ardhme”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"