Drejtoi Flamurtarin në periudhë të vështirë, Birçe vendos fatin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 22:22

Drejtoi Flamurtarin në periudhë të vështirë, Birçe vendos fatin e tij

Luan Birçe do të vijojë të jetë pjesë e Flamurtarit. Trajneri që ka drejtuar deri më tani ekipin, do të qëndrojë në stafin teknik, duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

luan birce

Falë eksperiencës së gjatë te Flamurtari, Birçe do të jetë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të trajnerit Troisi. Pas mungesës në ditën e parë, Birçe doli dje në stërvitje me ekipin. Pritet që në ditët në vijim stafi teknik të kompletohet edhe me një përgatitës atletik që do të jetë i huaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"