Drejt skenarit të EURO 2021, anullohet tjetër garë e rëndësishme e Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2020 | 11:59

Drejt skenarit të EURO 2021, anullohet tjetër garë e rëndësishme e Formula 1

Teksa dy kampionatet e futbollit në Belgjikë dhe Holandë janë mbyllur për këtë edicion dhe sezoni i 2020-ës për Formula 1 rrezikon të shkojë drejt shtyrjes për vitin e ardhshëm.
vITNAM FORMULA 1

Në një njoftim zyrtar të organizatorëve të këtij kompeticioni të garave automobilistike komunikohet se Gara e Parisit, e planifikuar për zhvilluar në datën 28 qershor është anulluar si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit.

Deri tani, janë anulluar 3 gara (Australi, Monako dhe Francë) ndërsa janë shtyrë 7 të tjera (Bahrein, Vietnam, Kinë, Holandë, Spanjë, Azerbajxhan dhe Kanada).

Kujtojmë që kampionati europian i futbollit, i programuar për t’u luajtur këtë vit u shty nga UEFA për 2021-shin si pasojë e COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"