Drejt rekordit të Shumakerit, Hamilton befason botën: Nuk e di nëse do të jem ende në Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2020 | 20:53

Drejt rekordit të Shumakerit, Hamilton befason botën: Nuk e di nëse do të jem ende në Formula 1

Luis Hamilton mund të largohet nga Formula 1 pas këtij sezoni. 6-herë kampioni i botës, i cili është pranë titullit të shtatë në karrierë deklaroi pas fitores në garën e Imolas se nuk ndihet i sigurtë nëse do të jetë vitin e ardhshëm në F1.
skysports-lewis-hamilton-f1_5158113

Pilotit anglez i skadon kontrata me skuderinë e Mercedezit, por deklarata e tij i ka habitur stafin e skuderisë angleze, e cila shpreson që Hamilton të rinovonte kontratën për të vazhduar dominimin në Formula 1.

“Jemi në nëntor dhe është çmenduri që Krishtlindjet nuk janë larg. Ndihem shkëlqyeshëm, jam akoma i fortë dhe ndiej se mund ta vazhdoj edhe për shumë muaj të tjerë. Nuk e di nëse do të jem këtu vitin e tjetër, nuk ka garanci për siguri. Ka shumë gjëra që më ekzaltojnë. Koha do ta tregojë”, u shpreh Hamilton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"