Drejt fundit dominimi Ronaldo-Mesi, dy kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 18:11

Drejt fundit dominimi Ronaldo-Mesi, dy kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” janë…

Duket se pas plot një dekade dominimit të Ronaldos dhe Mesit në garën për “Topin e Artë” është drejt fundit. Lojtarët që së fundmi janë cilësuar si nga favoritët kryesorë për të fituar këtë çmim, janë dy futbollistë të kombëtares franceze. Bëhet fjalë për Antuan Grizman dhe Kilian Mbape të cilët kanë rritur nivelin e lojës së tyre në paraqitjet e fundit.

griezmann-mbappe-2

Por edhe kroati Luka Modriç nuk duhet harruar për sa i përket këtij çmimi, pasi ai u shpall lojtari më i mirë i UEFA-s dhe FIFA-s. Në procesin e vlerësimit të lojtarëve marrin pjesë 173 gazetarë të cilët do të përcaktojnë fituesin e këtij çmimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"