Drejt finales së Champions me mendjen te gjyshi, Lukaku përlotet: Ia dola! Haland dhe Mbape do dominojnë futbollin botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 18:13

Drejt finales së Champions me mendjen te gjyshi, Lukaku përlotet: Ia dola! Haland dhe Mbape do dominojnë futbollin botëror

Romelu Lukaku do të shkelë në stadiumin e Stambollit këtë fundjavë me mendjen e qartë për të shënuar gol dhe për të çuar përsëri sytë lart nga qielli. Mesazhi, si gjithmonë, është për gjyshin e tij, i cili u nda nga jeta kur ishte 12-vjeçar, katër vite para se të bëhej futbollist profesionist.

dsfsdsdf

“Asokohe i premtova se do të kujdesesha për nënën time, isha 12 dhe e bëra një gjë të tillë. Ndaj gjithmonë kur unë shoh mamanë time në tribunë, shoh drejt tij pas çdo goli dhe them se ia dola”, tha Lukaku i përlotur në një intervistë që ka dhënë për CNN, duke bërë shenjë lart nga qielli.

Lukaku ka folur për të kaluarën e tij dhe rrugëtimin e vështirë në jetë, por edhe emocionet e finales së Ligës së Kampioneve ku Interi i tij do të përballet me Mançester Sitin. Ai e cilësoi “një bandë vëllezërish” skuadrën aktuale të Interit, duke kujtuar se si grupi u formua gjatë periudhës së COVID pasi të gjithë rrinin bashkë. Një lidhje e ngjashme me atë të Interit të “triplete”, siç shpjegoi lojtari. “Shumë futbollistë nga ai grup i 2010 vijnë dhe shohin ndeshjet tona dhe ndjejnë të njëjtën gjë”, theksoi sulmuesi.

“Finalja do të jetë diçka e bukur, duke luajtur ndoshta kundër skuadrës më të mirë në botë. Unë thjesht dua ta shijoj, të mos kem trysni. Vetëm të shijoj momentin, të shijoj gjithçka, të shkoj atje dhe të kemi rezultatin më të mirë të mundshëm.

Haland? Mendoj se ai dhe Mbape do të dominojnë futbollin botëror për 10 vitet e ardhshme. Ata do të jenë lojtarët që do të luftojnë nga brezi i ri. Do të marrin këtë rol nga Mesi dhe Ronaldo në dy vitet e ardhshme.

Por Mançester Siti është një skuadër shumë e përgatitur. Guardiola është një trajner aq i mirë pasi në çdo ndeshje është një plan i ndryshëm loje. Ata kanë rreshtime të ndryshme në çdo ndeshje. Dhe ti e di që Haland dhe me mënyrën se si hapin mbrojtjet, do të ketë shanset që kërkon në fund. Pasi ata sinkronizohen shumë mirë”, tha ndër të tjera Lukaku duke paralajmëruar mbrojtjen zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"