Postuar: Maj 31, 2021 | 14:56
Drejt divorcit me skuadrën greke, mesfushori i Kombëtares në kërkim të një ekipi të ri
Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, pritet që të jetë edhe këtë merkato në kërkim të një skuadre.
Sipas mediave greke, Kaçe mësohet se do të shkojë drejt një divorci me konsensus me drejtuesit e skuadrës së Arisit.
Me paraqitjet e tij këtë sezon, ai nuk ka bindur drejtuesit dhe stafin teknik, ndaj pritet që palët të diskutojnë mes tyre ndarjen konsensuale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"