Drama në Shkodër, tani zbret edhe Vllaznia B. Ja kush ngjitet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:35

Drama në Shkodër, tani zbret edhe Vllaznia B. Ja kush ngjitet…

Dramë në Shkodër, pasi përveç Vllaznisë që zbriti nga Kategoria Superiore, sot automatikisht u rrëzua nga Kategoria e Parë edhe skuadra B. Sipas rregullores së FSHF-së, ekipet A dhe B nuk mund të luajnë në të njëjtën kategori.

Vllaznia

Vllaznia B ia doli në fazën “play-out”, duke fituar me penallti ndaj Orikumit. Pritet që skuadra bregdetare të jetë pjesë e Kategorisë së Parë për sezonin e ardhshëm, edhe pse nuk mund të quhet ende një vendim zyrtar.

Edhe Tërbuni, që zbriti nga e Para, pretendon se meriton të jetë në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, pukjanët kanë rënë sportivisht dhe FSHF pritet të zyrtarizoj Orikumin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"