Drama e mbrojtësit të Anglisë: Kam qenë në depresion. Xhaxhai u vetëvra, familjen ma kërcënuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 9:34

Drama e mbrojtësit të Anglisë: Kam qenë në depresion. Xhaxhai u vetëvra, familjen ma kërcënuan

Botërori është 6 ditë larg dhe historitë personale të pazbuluara të lojtarëve vazhdojnë të mbushin titujt e mediave botërore. Një ndër to është edhe ajo e mbrojtësit të Anglisë, Deni Rouz, i cili në një intervistë për “Mirror” rrëfen një periudhë të errët të jetës së tij, kur iu desh të luftojë kundër depresionit.

danny-rose-1bupsvglqqw7w1e2stqwhped69

Në janar të vitit 2017, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që e mbajti atë jashtë fushave të lojës për 8 muaj, përpara se të kthehej të luante me Spërsat, për të siguruar më pas edhe një vend në skuadrën e “Tre Luanëve” në Rusi. 27- vjeçari kërkoi ndihmën e një psikologu.

rose-danny-england_3437991

Mbrojtësi i majtë tha se gjithçka nisi kur u këshillua që të mos i nënshtrohej operacionit, gjë që e bëri atë të merrte kortizon dhe të injektonte plazmë në gju, në tentativë për t’u riaftë- suar sa më shpejt. Këtij momenti iu shtuan edhe problemet familjare. Ai tregoi se gjatë kohës së riaftësimit të tij, xhaxhai kreu vetëvrasje, ndërkohë që në gusht të vitit të kaluar, nëna e tij u bë viktimë e abuzimeve raciste në Donkaster. Sikur të mos mjaftonin këto, vëllait i bënë atentat me armë në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"