Drama e arrestimit/ Nga prindërit te vajza, flasmin familjarët e Grimës: Kaluam krizë, një javë nuk shkova as në shkollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 10:01

Drama e arrestimit/ Nga prindërit te vajza, flasmin familjarët e Grimës: Kaluam krizë, një javë nuk shkova as në shkollë

Ky vit nuk ka qenë normal as për familjen Grima. Bashkë me Armirin, jo pak kanë hequr edhe prindërit e tij dhe vajza. Gjatë rrëfimit të trajnerit të rikthyer në detyrë në Kombëtaren e femrave të Shqipërisë, kanë treguar peripecitë dhe përjetimet edhe ata.

Grima

Gjithçka nis me nënën, të cilët nuk ia tregonin se çfarë kishte ndodhur. Dinte vetëm që ishte arrestuar, por jo arsyen. E megjithatë, një telefonatë e të birit e ka qetësuar.

“Më mori në telefon mbrapa dhe më thotë, thuaj babit të bëhet i fortë se nuk të kam hidhëruar”. I ati vazhdon të jetë i emocionuar dhe kujton se kjo periudhë ka qenë një krizë edhe për të. “Kam ende emocione për këtë punë. Për momentin kam kaluar një krizë shumë të vështirë”, ishin fjalët e të atit. E bija e tij, Morena, duket se e ka ndjerë më shumë.

“Nuk kishim as ku me i shpreh emocionet, sepse gjyshi ishte i sëmurë. Nëna edhe gjyshi ishin duke u marrë me fëmijët. Për tri ditët e para nuk kam mund me i shpreh emocionet, se më dukej sikur jam duke u dorëzuar edhe sikur s’jam tu i dal babit krah. Sepse i kam dhënë fjalën babit që do t’i bëhem krahë për gjithçka. Ditën e tretë që kam dal me shoqet e mia, aty nuk e kam mbajt më veten, kisha nevojë me u shpreh.


Një javë nuk kam shkuar në shkollë, sepse mendoja se të gjithë do të drejtonin gishtin nga unë. Jo se kisha frikë prej fjalëve, por nuk mund t’ia shpjegoja të gjithëve se kush është baba im. Kur është liruar babi ka qenë momenti kur kam ecur në rrugë me kokën lart, sepse tash po, tash po e din se kush është babi im”, ka thënë vajza e Armirit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"