“Dovedanit i them faleminderit që…”, Martini pas fitores: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:26

“Dovedanit i them faleminderit që…”, Martini pas fitores: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve

Teuta mori ditën e sotme fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh:

bandicam 2021-01-15 20-20-09-249

Biseda në dhomat e zhveshjeve- Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi ishte humbja me Vllazninë dhe nuk kishim fituar në Durrës. I kërkova lojtarëve të ruanin qetësinë dhe të mos kalonin në nervozizëm. Pas avantazhit të dyfishtë sikur kaluam pak në vetëkënaqësi. Duhet të ndryshojmë këtë, pasi në ndeshjet e tjera mund të na kushtojë. Në përgjithësi jam shumë i lumtur për rezultatin.

Afrime në sulm- Ne kemi marrë Plakun, por në ditët e para të stërvitjes pësoi një dëmtim. Tani jemi në vendin e dytë dhe të sulmojmë në përgjithësi, kjo është e rëndësishme. Gruda ka shpejtësi dhe finalizoi mirë. I kërkova që të ecte para. Është lojtar i ri dhe nuk është mësuar në këto nivele. Sot bëri mirë.

Presion nga Vllaznia- E kishim planifikuar që të mos e kthenim Bregun në mbrojtje, pasi do të harxhonte shumë energji. Të gjitha ekipet janë pretendente, nga Partizani, Kukësi, Tirana, Partizani. Vllaznia nuk e nisi me këto pretendime. Nuk kanë stres dhe presion në ekip.

Deklarata e Dovedan se i Bylisi i shënoi vetë golat- Nuk e di çfarë t’i them Dovedanit, përveç se t’i them faleminderit.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"