Dovedan: U mësuam me mungesa, dua fat kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 15:33

Bylis Kategoria Superiore Të fundit

Dovedan: U mësuam me mungesa, dua fat kundër Vllaznisë

Bylisi dhe trajneri Veljko Dovendan kanë një provim të vështirë sot, pasi luajnë në Shkodër, me Vllazninë. Skuadër që ka mungesa, por jo sa Bylisi që nuk ka gati më shumë se gjysmën e skuadrës në “Loro Boriçi”. Ama, trajneri i ballshiotëve me qetësinë e tij ka besim se ata që do të hyjnë në fushë do të japin më të mirën, pasi ai ua di cilësitë.

veljko dovedan

 

Ne intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Dovedan flet për situatën e Bylisit para Shkodrës dhe ambiciet që ka skuadra…

Ndeshja e radhës në Shkodër, sa e njihni Vllazninë?

E kam studiuar gjatë javës. Kam informacion mjaftueshëm dhe që më shërben shumë që në fushë të hedh një skuadër, për të vijuar ritmin e javëve të tjera.

Më mirë të luhej të shtunën, sepse është diskutuar shumë. Ju si trajner si e gjykoni?

Shiko pa u justifikuar, ne ishim në ritëm dhe normalisht donim të luhej të shtunën, sepse kemi një tjetër ndeshje me Skënderbeun, atë të radhës. Pastaj edhe duke parë situatën në skuadër, më mirë e shtuna edhe lojtarët duan kohë për relaksim e pushim, sepse gara tashmë është në fazë kulminante.

Si rrallë nga ndeshjet e tjera, në Shkodër shkoni me shumë mungesa…

Kam besim se do të bëjnë shumë mirë edhe ata që do të futen. Në dy seancat e fundit, skuadra ka reaguar, por fusha është tjetër gjë. Unë te çdo lojtar që hedh në fushë i besoj shumë.

bylis

Çfarë kërkoni në Shkodër?

I kam këshilluar lojtarët që të bëjnë detyrat, të luajnë thjesht dhe besoj se kështu skuadra do të ketë më shumë rezultat. Unë kam pasur, kam dhe do të kem shumë besim te grupi. Jemi një trup i vetëm dhe kështu të vijojmë.

“Loro Boriçi”, një stadium ku mund të luash mirë futboll?

Shpresoj që të ketë spektakël, ishallah kemi pak fat. Në përgjithësi luajmë në fusha të mira. Skuadra ime bën futboll dhe luan topin ashtu si edhe kundërshtari. Mbase kemi pak fat këtë herë dhe të ruajmë ritmin.

Erjon Saliu



www.minuta90.com