Dovedan me dilema ndaj shkodranëve, Brdariçit i rikthehet sulmuesi kryesor. Ja formacionet e mundshme në Bylis-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 9:41

Dovedan me dilema ndaj shkodranëve, Brdariçit i rikthehet sulmuesi kryesor. Ja formacionet e mundshme në Bylis-Vllaznia

Stafi teknik i Bylisit zgjodhi një mënyrë ndryshe për ta përgatitur ndeshjen me Vllazninë. Motivim ekstra çdo lojtari në stërvitje dhe në grumbullim, ndërsa trajneri ka qenë mjaft i afruar me lojtarët, kjo edhe për faktin se pjesën më të madhe të kohës qëndron së bashku me skuadrën në grumbullime. Sfida me shkodranët në Ballsh është e rëndësisë së veçantë.

Vllaznia-Bylis

Trajneri ka dilema për në 11-shen,kjo varet nga skema, do të luhet me tre mbrojtës apo me katër, ku Preka e Stojanoviç mund të jenë sërish jashtë. Ndaj, në stërvitje është provuar edhe Nebihu, ndërsa Stojanoviç vijon fazën e riaftësimit.

Me shkodranët skema do të ndryshojë për më tepër që kundërshtari ka një ekip të shpejtë dhe lojtarë teknikë në mesfushë. Për këtë arsye ballshiotët pritet që të jenë më të organizuar në prapavijë. Pra dilemat janë në mbrojtje, ndërsa pjesa tjetër e njëjtë dhe me dyshe sulmuese, Kojiç me Antonin.

Në Ballsh e kanë të qartë se kjo ndeshje vlen shumë, ndaj edhe lojtarët do të kërkojnë të bëjnë më të mirën e tyre edhe për faktin se është një duel shtëpie, por edhe për të mos lënë Skënderbeun dhe Kastriotin që të shkëputen. Bylisi ka një diferencë me rivalët, por edhe më shumë eksperiencë, pasi disa nga lojtarët vjet kane qenë titullarë edhe në Superiore.

Trajneri Tomas Brdariç dhe stafi i tij dje u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe formacionit që pritet të hedhë nga minuta e parë në përballjen ndaj Bylisit. Pavarësisht se nuk ka qenë në formën të mirë të mundshme, sërish tekniku pritet që t’i japë besimin e plotë mesfushorit Demir Imerit.

Po ashtu, pritet që të rikthehet titullar edhe boshnjaku i sulmit, Harris Dilaver. Ndërsa pjesa tjetër pritet që të jetë ajo që startojë edhe takimin e fundit.

Në portë do të jetë Zogoviç në mbrojtje katërshja Gurishta, Shehi, Adili e Isaevski. Në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Marku. Në sulm, përkrah Dilaver, priten të jenë sërish Imeri dhe Ardit Hoxhaj.

by

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"