Dovedan: Kukësi është i fortë, por ne do të luajmë për të marrë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 9:11

Dovedan: Kukësi është i fortë, por ne do të luajmë për të marrë fitoren

Ballshiotët e trajnerit Veljko Dovedan do të synojnë fitoren e parë në kampionat për 2020-ën në “Adush Muça”. Trajneri është optimist dhe beson se skuadra është rikthyer aty ku duhet. Në një prononcim për “Panorama Sport” para ndeshjes me Kukësin, Dovedan flet për synimet në këtë sfidë, Kupën, gjendjen e skuadrës, si dhe mungesat… Takimi do të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji.veljko dovedan

Si është gjendja e skuadrës para Kukësit?

Kemi pasur luhatje, që ndodhin në çdo ekip kur ka pushime të gjata. Disa për arsyen tonë e disa për shkaqe që s’varen nga ne. Por kam parë se skuadra ka reaguar në Korçë dhe në Laç. Ndaj, edhe me Kukësin pres të shoh në fushë skuadrën e vërtetë.

Besoni edhe në kushtet kur mungojnë 2 titullarë si Goxhaj dhe Ndreca?

Na prishin punë, se dihen vlerat e tyre. Shpresoj që Ndreca të rikuperohet sa më shpejt, por edhe Goxhajn shpresoj ta kem gati sa më afër sepse janë dy titullarë. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e Ymeralilajt e Antonit, na shtohen mungesat javë pas jave.

Bylisi ka bërë merkato të zgjeruar në janar…

Po, është e vërtetë janë afruar shumë lojtarë, ka mbipopullim, por është garë e gjatë. Ka edhe të papritura, me pezullime e dëmtime. Gara tashmë bëhet më e fortë. Synimet tona dihen në kampionat dhe Kupë. Janë afruar shumë lojtarë dhe çdo rol është i dubluar, madje janë dy ekipe me dy stole, pasi kemi edhe disa të rinj të akademisë.veljko dovedan

A i ka Bylisi fuqitë që të luftojë në kampionat dhe Kupë?

Derisa jemi me meritë këtu, patjetër që po. Kemi një formacion me kualitete dhe një stol shumë solid. Janë lojtarë që na bëjnë shumë punë dhe të dobishëm për të realizuar synimet që ka klubi.

Kukësi ishte kthesa e Bylisit në pjesën e parë, a do të jetë sërish?

Kukësi ka ekip shumë të fortë, ka kualitete, por edhe ne jemi forcuar. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe do të hyjmë për ta fituar.

E. Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"