Dosti: Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, gjykimi na ndëshkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 16:54

Dosti: Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, gjykimi na ndëshkoi

Mesfushori Albi Dosti e ka konsideruar të padrejtë rezultatin e përballjes Teuta-Partizani. Sipas autorit të golit, Teuta meritonte fitoren, por rrethanat dhe episodet e sfidës e ndëshkuan.

dosti beqja cyrbja

“Jam shumë i mërzitur. Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin, ishte i padrejtë. Teuta meritonte ta fitonte këtë përballje, luajtëm më mirë se kundërshtari. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Kishim disa mundësi. Veç penalltisë, kishim mundësi të tjera. Shënuam edhe dy gola të tjerë, gjyqtari i konsideroi të parregullt.

Gjykimi na ndëshkoi, na uli entuziazmin, na ndëshkoi me kartonë të kuq. Nuk di cfarë të them, nuk e meritonim ta humbisnim këtë ndeshje. Kishim gjithçka nën kontroll. Nuk na ngelet gjë tjetër, të mendojmë për ndeshjen e radhës. Kështu e ka futbolli, nuk fiton gjithmonë skuadra që luan më mirë”, tha pas ndeshjes mesfushori Dosti, për “Panorama Sport”.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"