DOSSIER/ “Europiani Belgjikë 1972”, yjet gjermanoperëndimorë në “fronin” e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2016 | 22:16

DOSSIER/ “Europiani Belgjikë 1972”, yjet gjermanoperëndimorë në “fronin” e Europës

Ashtu si edhe katër vite më parë, Gjer mania Perëndimore ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë, por në vitin 1972 ekipi i trajnerit Helmut Shën fitoi “kurorën” e Evropës.

downloadNjë brez i artë futbollistësh, të cilët mahnitën me përgatitjen fizike, saktësinë taktike dhe mbi të gjitha finalizimin e aksioneve, të cilat konkretizoheshin me “të zakonshmit” Gerd Myler. Gjermanoperëndimorët siguruan vendin e parë të grupit eliminator, por në raundin tjetër shorti u vuri përballë një kundërshtar prestigjioz, si Anglia.

Në fakt, për Bekenbauer me shokë nuk kishte asnjë dyshim për suksesin, pasi në një miqësore të zhvilluar një muaj më parë, ata kishin fituar me lehtësi.

Gjermano-perëndimorët e vulosën kualifikimin e tyre për në gjysmëfinalet e kampionatit evropian që në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin mitik “Uembli”. Ata mundën Anglinë para tifozëve të tyre me rezultatin 3-1, falë golave të Hënesit, Netzerit dhe Mylerit. Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit në fushën e tyre, ekipi i Shënit thjesht administroi avantazhin dhe mori një barazim pa lodhje 0-0.

Por, në këtë fazë, të gjitha skuadrat që shpresonin te triumfi i Evropianit, morën një lajm të mirë. Kampionia në fuqi, Italia, u eliminua. Përballë një Belgjike me lojtarë pa shumë prestigj, por tepër interesantë, yje si Macola, Riva dhe Bonisenja nuk arritën të kualifikoheshin.

Në Itali vetëm një barazim pa gola, ndërsa në Belgjikë u mundën 2-1, në një sukses të merituar të kundërshtarit. Për gjermano-perëndimorët, rruga drejt suksesit dukej më e lehtë tashmë. Gjysmëfinalet Ndeshjet u vendosën të zhvillohen në Belgjikë, një vend me stabilitet ekonomik dhe stadiume tepër komode.

Por, për organizatorët, shorti ishte me të vërtetë fatkeq, pasi përballë patën yjet gjermanë. Edhe pse belgët u munduan të bëjnë rezistencë, mjaftoi Gerd Myler për të dërguar në finale kombëtaren e tij. Bomberi shënoi një dopietë, saktësisht në të 24-n dhe 71- ën minutë, duke zhvleftësuar golin e Poleniusit.

Gjermania Perëndimore në finale, ndërkohë që kundërshtari ishte ai që pritej, Bashkimi Sovjetik. Këta të fundit eliminuan Hungarinë në gjysmëfinale, një ekip që ishte larg viteve të arta, edhe pse në përbërje kishte futbollistë të talentuar. Për sovjetikët “biletën” për finale e vulosi një gol i Konkovit.

Finalja

Gjermanët ishin favoritë dhe nuk dolën jashtë parashikimeve. Një dominim total në fushën e lojës, duke bërë që sovjetikët të dorëzohen shumë shpejt. Heroi ishte sërish Gerd Myleri, i cili shënoi një tjetër dopietë, ndërkohë që në listën e golashënuesve shkroi emrin edhe Herbert Vimer.

Një fitore e pastër 3-0 e gjermano-perëndimorëve, të cilët reklamuan me shumë sukses talentin e jashtëzakonshëm të atij brezi dhe mbi të gjitha kombinimin perfekt të asaj skuadre…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"