Dosje me 300 faqe, zbulohet kur vjen përgjigjja te Partizani për gjyqin në KAS

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:49

Dosje me 300 faqe, zbulohet kur vjen përgjigjja te Partizani për gjyqin në KAS

Partizani është i dënuar nga FIFA që të mos bëjë merkato në hyrje për dy sesionet në vijim, për shkak të gjyqit që kanë fituar kroatët e Istras për federimin e Eraldo Çinarit në verën e 2018-ës.

Cinari Partizani festa

Të kuqtë e kanë apeluar në KAS vendimin, ku kanë dorëzuar një dosje voluminoze me afro 300 faqe. Partizani ndihet i pafajshëm në këtë çështje dhe ka kërkuar gjyq me procedurë të përshpejtuar në KAS, ku si fillim do zhvlerësimin e efekteve prapavepruese të vendimit të FIFA-s.

Të kuqtë kanë hapur një betejë të gjerë, ku pas zhbllokimit të merkatos do të kërkojnë shqyrtimin e padisë ndaj subjekteve që e futen në telashe.

Në klubin e kuq janë optimistë për zhbllokimin e merkatos, dhe nga burime pranë Partizanit, pritet që pas një jave të marrin një përgjigje nga KAS-i. Nga kjo përgjigje varet gjithë puna për ndërtimin e skuadrës së re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"