Dosja në Nion, Milani mund të humbasë yjet e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 12:05

Dosja në Nion, Milani mund të humbasë yjet e ekipit

Vendimmarrja e UEFA-s ndikon negativisht në planin ekonomik të së ardhmes së Milanit. Megjithëse mungon ende zyrtarizimi, ka shumë gjasa që dosja kuqezi të refuzohet, me klubin milanez që mund ta gjejë vetën të detyruar për të shitur yjet, në mënyrë që të mbulojë problemet me bilancin.

Italy Rome September 10 2017 Milan team before the football match Serie A Italian league between

Në një situatë të tillë, Milani do të kthehej në një supermarket, ku disa klube mund të afrohen për të rrëmbyer yjet e ekipit të drejtuar nga Xhenaro Gatuzo. Juventusi duket e para që mund të kryejë një “hakmarrje” merkatoje, duke u rrëmbyer kuqezinjve Alesio Romanjolin, ashtu si disa muaj më parë bënë drejtuesit e “Djallit” kur blenë nga torinezët Leonardo Bonuçin.

AC Milan v KF Shkendija 79 - UEFA Europa League Qualifying Play-Offs Round: First Leg

Me largimin e mundshëm të Bufonit në fund të sezonit aktual, “Zonjës” mund t’i interesojë edhe një portier dhe Xhanluixhi Donaruma mund të bëhej pasardhës i kapitenit të Juves, jo vetëm në kombëtare, por edhe te bardhezinjtë. Xhixho ka simpatizantë në Madrid, ashtu si dhe Suso që mund të jetë një tjetër “kurban” i krerëve të Milanit në përpjekje për të rregulluar llogaritë e klubit.

Milan lojtaret qe mund te largohen

Kaliniç dhe Andre Silva janë dy yje të tjerë kuqezi që kanë shumë merkato, me portugezin të kërkuar nga Arsen Venger tek Arsenali dhe kroatin që pëlqehet shumë nga kinezët e Tienjin Quanjian. Këto janë vetëm disa skenarë, por vendimi i UEFAs javën e ardhshme, do të qartësojë edhe më shumë të ardhmen e “Djallit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"