Dosierët e Botërorit/ Mrekulli e Gjermanisë ndaj Hungarisë së Pushkashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 18:57

Dosierët e Botërorit/ Mrekulli e Gjermanisë ndaj Hungarisë së Pushkashit

Zvicra është vendi që pret Kupën e Botës së vitit 1954. Normalisht, asokohe, në Europë flitej shumë për Kombëtaren e Hungarisë, e cila udhëhiqej nga një legjendë e futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Por favoritë janë edhe brazilianët dhe, për më tepër uruguaianët, të etur për ta fituar për të tretën herë Kupën e Botës. Favoritë janë pastaj edhe anglezët, italianët, të dështuar katër vjet më parë, por jo të dorëzuar.

1954.west.germany.hungary

Gjermano-perëndimorët askush nuk i vë në diskutim, ndonëse ata arrijnë të kualifikohen në ndeshjet me grupe. Fitorja e RF Gjermane ndaj Jugosllavisë ishte impresionuese. Brazili – Në takimin çerekfinal, Hungari-Brazil, vërtet ka peizazhe virtuoze dhe skena që pak ndryshojnë nga mundja e boksi. Gjyqtari anglez Elis dëbon nga fusha hungarezin Bozhik dhe brazilianët Nilton, Santos e Toci, dhe u jep të dyja skuadrave nga një 11-metërsh.

Hungarezët fitojnë 4-2, po beteja e nisur në fushë tani bëhet edhe më e ashpër jashtë. Pushkashi, i cili në këtë ndeshje nuk luan, i bën me shenjë trajnerit brazilian Moreira, duke i lënë të nënkuptojë se brazilianët janë “mushka shkelmhedhëse”. Kjo nuk i pëlqen një braziliani, i cili i sulet Pushkashit dhe përleshet me të. Ministri hungarez i sporteve, Sebesh, plagoset në vesh. Vetëm me ndërhyrjen e policisë, situata qetësohet.

26979-ألمانيا-بطل-كأس-العالم-1954

Pastaj, ndonëse të sfilitur nga shtesa e lojës, hungarezët mposhtin brazilianët 4-2. Finalja Me Pushkashin që, ndonëse i dëmtuar futet në fushë, hungarezët kalojnë në një avantazh të dyfishtë me anë të yllit të skuadrës së tyre dhe Ciborit në vetëm tetë minuta lojë. Nga sa u pa deri tani, ndeshja premton një goleadë. Mirëpo, pas dhjetë minutash rezultati barazohet në mënyrë surprizë.

Gjermano-perëndimorët kanë marrë masat e duhura. Ashtu si në takimin e parë në grup, të cilin hungarezët e fituan lehtësisht me rezultatin 8-3, Librihu mbulon plotësisht Pushkashin dhe Ekeli Hidegkutin e sprovuar. Kurse kundër Fric Valterit luan i famshmi Bozhik. Mirëpo, pas barazimit 2-2, në fushë mbizotëron një baraspeshë e përkohshme. Pastaj gjithçka që zhvillohet në fushë është e markës gjermano-perëndimore.

2676933_full-lnd

Hungarezët e lodhur nuk mund të përballojnë ritmin e kundërshtarit. Dhe ja, 6 minuta para përfundimit, vjen goditja vdekjeprurëse e skuadrës danubiane nga Rani, i cili shënon golin e tretë të fitores. Gjermanët kthehen me triumf në shtëpitë e tyre. Pas pesë muajsh, disa kampionë gjermanë sëmuren rëndë dhe ngjajnë si “mumie” në fushën e lojës. Ndërkohë që nuk ngurojnë thashethemet se kampionët e botës ishin përdorues droge. Mirëpo, nga Gjermania, vjen një përgjigje qetësuese. Është fjala për një hepatit viral, që ka goditur Ranin gjatë një turneu në Brazil dhe që ai ua ka ngjitur shokëve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"