Dortmundi përjashton Aubamejang, sulmuesi thyen disiplinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 21:13

Dortmundi përjashton Aubamejang, sulmuesi thyen disiplinën

Pierre Emerik Aubamejang, është përjashtuar nga ekipi i Borusias së Dortmundit, dhe nuk do të jetë pjesë e transfertës së të premtes ndaj Shtutgardit.

aubamejang

Kanë qenë tifozët e ekipit verdhezi, ata të cilët kanë vënë re mungesën e sulmuesit gabonez në listën për ndeshjen e kësaj jave, dhe klubi i Dortmundit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar mungesën. “Aubamejang është hequr nga ekipi për ndeshjen e nesërme për arsye disiplinore” – shkruan klubi i Dormtundit. Shpjegime më të hollësishme nuk ka patur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"