Dortmundi pa “frena” në merkato, ofron 40 milionë euro për lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 22:35

Dortmundi pa “frena” në merkato, ofron 40 milionë euro për lojtarin e Juves

Merih Demiral nga shumë media në Itali konsiderohet si një nnga afrimet më të mira të Juves në merkaton e verës.

Merih-Demiral-Juventus

Mbrojtësi turk edhe pse nuk ka luajtur shumë ka arritur të tregojë më së miri vlerat e tij. Leisteri ishte skuadra e parë që donte shërbimet e Demiralit dhe tashmë në garë duket se po futet Borusia e Dortmundit.

Pas transferimit të Haland, verdhezinjtë duan dhe Demiralin, duke kërkuar kështu t’i japin një tjetër goditje “Zonjës”, pas asaj me sulmuesin shtatlart.

Siç raportojnë mediat në Itali, gjermanët janë gati t’i ofrojnë 40 milionë euro Juventusit, që të bëjnë të vetin mbrojtësin, që ka potencial shumë të madh.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"