Dortmundi nuk ka më durim, trajneri Peter Boshz drejt shkarkimit pas humbjes fatale në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 21:53

Dortmundi nuk ka më durim, trajneri Peter Boshz drejt shkarkimit pas humbjes fatale në shtëpi

Peter Boshz duket se nuk do të jetë më trajneri i Borusias së Dortmundit. Siç raporton Bild, klubi gjerman ka vendosur ta shkarkojë trajnerin, teksa humbja 1-2 në shtëpi, ndaj Verder Bremen, duket të ketë qenë fatale.

peter boshz

Nesër pritet që gjithçka të bëhet zyrtare, pasi të jenë zgjidhur edhe disa detaje në kontratë mes trajnerit dhe drejtuesve të Borusias. Skuadra e Boshz ka 8 ndeshje pa fitore, dhe tashmë pas kësaj ecurie të dobët, gjendet në vendin e 7-të në klasifikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"